Historiku ynë

Historiku ynë

Klinika TriDont

Klinika dentare “TriDont” , e vendosur ne tre pika ne Shqipëri dhe Kosovë fillimet e saja I ka që nga viti 1988 . Që prej asaj dite deri me sot falë punës së palodhur dhe profesionalizmit , u bëmë një ndër klinikat lider ne fushen e Ortodoncise dhe jo vetem .Vit pas viti klinika u rrit dhe u modernizua per te ardhur ne ditet e sotme akoma me e plotesuar si ne staf, ashtu edhe ne sherbime . 

 Misioni ynë është të ndihmojmë pacientët tanë të jetojnë të shëndetshëm me një buzëqeshje të sigurt e me vetëbesim. Mision të cilin e realizojmë më së miri në saj të stafit të specializuar në universitetet më të mira evropiane, e me shumë eksperiencë, ndërsa ju garantojmë shërbimet më të mira falë teknologjisë dhe aparaturave bashkëkohore që klinika disponon. 

 Një përvojë e suksesshme arrihet duke ndërtuar një themel besimi. Ne i trajtojmë pacientët tanë sikur të ishin pjesë e familjes sonë. Komunikimi dhe ndershmëria janë ato që ne besojmë se janë të domosdoshme për ndërtimin e atij besimi me pacientët tanë. Ne e kuptojmë se disa pacientë mund të ndihen të shqetësuar në lidhje me vizitat dentare, e për këtë marrim kohën e duhur në shpjegimin e gjithçkaje që bëjmë, si dhe shqyrtimin e gjithçkaje që kemi arritur me pacientët tanë. Klinika jonë është e përkushtuar t’ju ofrojë shërbime të shkëlqyera dhe të personalizuara për t”i bërë vizitat tuaja sa më të rehatshme. Ne ju falënderojmë që na lejuat të kujdesemi për nevojat tuaja dentare.